Bota

Studentët solidarizohen me viktimat e Koçanit/ Tubimi para USHKM-së nuk u lejua të shëndërrohet në protestë

Në kutitë e vendosura aty mund të bëhen donacione, të cilat do t’i dhurohen Kryqit të Kuq. Është paralajmëruar se tubimet studentore do të mbahen çdo ditë nga ora 12:00 çdo ditë deri më 21 mars 2025.

17 Mars 2025, 15:38 Nga M.L
Studentët solidarizohen me viktimat e Koçanit/ Tubimi para
Foto nga vendngjarja

MAQEDONI E VERIUT- Studentët e universiteteve në Maqedoninë e Veriut janë solidarizuar me tragjedinë që ndodhi në diskotekën e Koçanit një ditë më parë dhe ditën e sotme në Shkup kanë hapur Librin i Ngushëllimeve përpara Fakultetit Juridik. Në kutitë e vendosura aty mund të bëhen donacione, të cilat do t’i dhurohen Kryqit të Kuq. Është paralajmëruar se tubimet studentore do të mbahen çdo ditë nga ora 12:00 çdo ditë deri më 21 mars 2025.

Në tubimin që u zhvillua mesditën e sotme përballë ndërtesës së Universitetit “Shën Kiril dhe Metodi”, disa prej studentëve të pranishëm ju përkeqësua gjendja dhe ka intervenuar ndihma e shpejt. Për këtë arsye disa herë janë ndërprerë fjalimet e rektores Biljana Angelova dhe ministres së Arsimit Vesna Janevska.

“Ne jemi të gjithë së bashku për të shprehur ngushëllimet tona më të thella dhe respektin për të ndjerin dhe familjet e tyre. Faleminderit për praninë tuaj sepse prania juaj do të thotë ndërgjegjësim, solidaritet, humanizëm, ndarje jo vetëm të së mirës, por edhe trishtimit dhe dhimbjes. Ne jemi të gjithë së bashku për të ndihmuar të gjallët të kapërcejnë pikëllimin e tyre. Do të citoj vargje nga Aco Shopov: “Nëse ke diçka të pathënë, diçka që të shtyn dhe të djeg, thuaje në heshtje të thellë, heshtja do ta thotë vetë. Është e qartë se e gjithë kjo po zgjatë shumë. Mesazhi juaj është marrë," tha ministrja e arsimit.

Në një moment, turma e mbledhur filloi të bërtiste, pas së cilës përfaqësuesi i studentëve u detyrua t’i qetësonte nga podiumi: Ju lutemi heshtni, ky është një tubim paqësor. Ne duhet t’i japim nderimet tona në paqe dhe heshtje. Tubimi është për të nderuar viktimat, jo për të protestuar. Ju lutemi na lejoni t’i bëjmë nderimet tona në paqe dhe heshtje. Dhe nëse duhet të ndihmojmë, le të ndihmojmë të gjithë. Dhe si studentë, le të solidarizohemi në momente si këto.

 

maqedoni e veriut

Sondazh

Poll