Bota

Maqedonia e Veriut në zi/ Studentët mblidhen në Shkup për të nderuar viktimat: Nuk besojm se është një aksident, por një vrasje...! Ne nuk mund të heshtim

Zjarri u shaktua nga fishekzjarrë gjatë një koncerti natën e së shtunës në një klub në fshatin Kotsani, 110 kilometra në lindje të Shkupit.

17 Mars 2025, 15:46 Nga E. D
Maqedonia e Veriut në zi/ Studentët mblidhen në Shkup për
pamje nga vendngjarja

MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut është në zi pas tragjedisë që ndodhi në diskotekën e Koçanitm ku 59 të rinj humbën jetën dhe 160 të tjerë mbetën të plagosur. Gjithashtu qindra studentë janë mblodhur para universitetit në Shkup për të nderuar viktimat. 

"Unë nuk besoj se është një aksident, por një vrasje, e ardhur nga të gjitha këto anomali. Ne nuk mund të heshtim," tha një studente psikologjie.

Zjarri u shaktua nga fishekzjarrë gjatë një koncerti natën e së shtunës në një klub në fshatin Kotsani, 110 kilometra në lindje të Shkupit.

“Ka shumë gjasa që shkëndijat të kenë arritur në tavan, i cili është bërë nga materiale të ndezshme, pastaj brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore zjarri është përhapur në të gjithë diskotekën dhe është krijuar tym i dendur ”, tha gjatë një konference për shtyp ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toskovski. 

Gjithashtu objekti, në dalje të fshatit, funksiononte pa leje. Lista e mangësive të sigurisë në diskotekën 'Pulse' është e gjatë, sipas prokurorisë, që nga mungesa e mjeteve adekuate të fikjes së zjarrit, tek mungesa e dy daljeve emergjente e deri te mungesa e lejes për përdorimin e mjeteve të fishekzjarrëve. Gjithashtu të shtunën mbrëma, po performante grupi i njohur i hip-hop i DNK. Sipas Ministrisë së Brendshme në klub ndodheshin 500 persona.

tragjedia ne kocan

Sondazh

Poll