Art&Argëtim

PAMJET/ Miliarder dhe në kërkim për mashtrim, zbulohet indiani që i ka vjedhur zemrën modeles shqiptare, videoja komprometu

13 Janar 2020, 18:11 Nga DOSJA
PAMJET/ Miliarder dhe në kërkim për mashtrim, zbulohet indiani

KOSOVË– Modelja Agnesa Vuthaj duket se është në një lidhje dashurie me miliarderin indian të kërkuar për mashtrim, Chetaan Sandesara. Lajmi është publikuar nga Magazina.al, media kosovare që shkruan se është bazuar në një video kompromentuese të modeles Vuthaj, e cila shfaqet në avionin privat të miliarderit me vendbanim në Nigeri.

Në videon që shikoni, dëgjohet zëri i modeles e cila i kërkon biznesmenit të thotë diçka (në gjuhë angleze), ndërsa Sandesara shprehet: Përshëndetje, si jeni? Ish-Missi nuk e ka konfimuar vetë këtë lajm, por biznesmeni që shfaqet në video me të, është një person mjaft i njohur edhe për publikun shqiptar.

Chetaan Sandesara së bashku me të vëllanë, Nitin Sandesara, janë në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash. Ky skandal është publikuar në muajin shkurt vitit të kaluar, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti i Indisë, dhe dyshohet se jetojnë në Nigeri.

Ata kishin marrë edhe nënshtetësinë shqiptare, ndërsa Nitin Sandesara, ka marrë edhe titullin Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri, mandat që iu ndërpre nga ministria e Jashtme pas publikimit të skandalit. Po ashtu përgjatë qëndrimit në Shqipëri, dy vëllezërit mashtrues janë futur dhe në botën e biznesit duke krijuar disa kompani ndërtimi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz agnesa vuthaj agnesa vuthaj dhe lidhja me indianin chetaan sandesara agnesa vuthaj agnesa vuthaj dhe lidhja me indianin chetaan sandesara

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Janar 2020, 15:46

TIRANË– Aktori i njohur Ndriçim Xhepa i ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi për të ndihmuar familjen rome që ka adobtuar djalin e gjetur...