Bota

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy protestuesve në Koçan, u vjen në ndihmë ekipi i Kryqit të Kuq (VIDEO)

Mësohet se dy protestues kanë pësuar përkeqësim të gjendjes së tyre shëndetësore dhe Ekipi i Kryqir të Kuq u ka ofruar ndihmë protestuesve në fjalë. Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet që i kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore protestuesve.

17 Mars 2025, 15:02 Nga M.L
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy protestuesve në
Foto nga vendngjarja

MAQEDONI E VERIUT- Mijëra qytetarë janë grumbulluar në Koçan për të shprehur revoltën e tyre për ngjarjen tragjike që ndodhi në orët e hershme të ditës së djeshme. Protesta ka nisur e qetë por më pas qytetarët janë revoltuar dhe kanë gjuajtur me vezë ndërtesën e komunës.

Sakaq mësohet se dy protestues kanë pësuar përkeqësim të gjendjes së tyre shëndetësore dhe ekipi i Kryqit të Kuq u ka ofruar ndihmë protestuesve në fjalë. Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet që i kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore protestuesve.

 

 

protesta ne koçan maqedoni e veriut

Sondazh

Poll