Aktualitet

Mbyllja e TikTok/ Bardhi nga protesta: Rama kërkon të bllokojë çdo hapsirë lirie

Bardhi u shpreh ndër të tjera se Rama do të bëjë gjithçka që që të mbyllë sa më shumë hapësira lirie ku qytetarët dhe opozitarët të mos kenë mundësi të shprehen.

15 Mars 2025, 19:27 Nga B.Z
Mbyllja e TikTok/ Bardhi nga protesta: Rama kërkon të bllokojë
Bardhi

TIRANË - Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar se mbyllja e TikTok është sipas tij një tentativë për të vendosur censurën në vend.

Gjatë fjalës së tij në protestën që po mbahet këtë pasdite te kryeministria, Bardhi u shpreh ndër të tjera se Rama do të bëjë gjithçka që që të mbyllë sa më shumë hapësira lirie ku qytetarët dhe opozitarët të mos kenë mundësi të shprehen.

"Akti i mbylljes ë TikTok nuk ka të bëjë me arsyet e shpallura publikisht nga qeveria por me tentativën për të vendosur censurën në vend. Jemi në protestë sot në mbështetje të çdo të riu që lirinë e fjalën e ka prezumuar si diçka që nuk preket. Në 2021 Rama përdori trukun e mbylljes së kufijve që të mos lejonte votën e emigrantëve. Edhe këtë herë do të bëjë gjithçka që të mbyllë sa më shumë hapësira lirie ku qytetarët dhe opozitarët të mos kenë mundësi të shprehen",- tha Bardhi.

protesta e opozites tiktok

Sondazh

Poll