Bota

Izraeli sulmon Rripin verior të Gazës/ Qindra të plagosur e të paktën 9 viktima, mes tyre dhe gazetarë

Dëshmitarët okularë dhe gazetarët raportuan se pasagjerët e makinës po kryenin një mision në emër të një organizate bamirësie, Fondacioni Al-Khair i Beit Lahia, dhe shoqëroheshin nga gazetarë dhe fotoreporterë.

15 Mars 2025, 14:27 Nga M.L
Izraeli sulmon Rripin verior të Gazës/ Qindra të plagosur e
Foto ilustruese

GAZA- Të paktën nëntë palestinezë u vranë, duke përfshirë dy gazetarë, dhe shumë të tjerë u plagosën sot nga një sulm izraelit në qytetin Beit Lahia, në Rripin verior të Gazës. Në të njëjtën kohë, udhëheqja e Hamasit po zhvillon bisedime për armëpushim me ndërmjetësit në Kajro.

Sipas burimeve mjekësore, shumë persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas goditjes izraelite në një makinë. Viktimat kanë qenë personat në automjet dhe persona të tjerë përreth. Mes të vdekurve thuhet se ishte një fotograf që punonte për Anadolu Agency. Dëshmitarët okularë dhe gazetarët raportuan se pasagjerët e makinës po kryenin një mision në emër të një organizate bamirësie, Fondacioni Al-Khair i Beit Lahia, dhe shoqëroheshin nga gazetarë dhe fotoreporterë.

 

Incidenti përkoi me vizitën e udhëheqësit të Hamasit në mërgim, Khalil al-Haya në Kajro për bisedime që synojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Izraelin, të cilat kërcënojnë të rindezin konfliktet në enklavën palestineze. Të premten, Hamasi tha se kishte rënë dakord të lironte një peng amerikano-izraelit nëse Izraeli fillon fazën tjetër të bisedimeve të paqes për t'i dhënë fund përfundimisht luftës. Izraeli e hodhi poshtë ofertën, duke e quajtur atë luftë psikologjike.

Izraeli thotë se dëshiron të zgjasë fazën e parë të armëpushimit të përkohshëm, një propozim i mbështetur gjithashtu nga i dërguari i posaçëm i SHBA Steve Witkoff. Hamasi nga ana e tij paralajmëron se do të vazhdojë të lirojë pengjet vetëm nëse Izraeli vazhdon me zbatimin e fazës së dytë.

sulm izraelit gaza

Sondazh

Poll