Art&Argëtim

Shakira rrëfen arsyen e fortë pse nuk dëshiron të martohet: Nuk do të më shohë si grua, por si një frut i ndaluar

13 Janar 2020, 13:07 Nga DOSJA
Shakira rrëfen arsyen e fortë pse nuk dëshiron të martohet:

SHBA– Shakira një prej këngëtareve më të famshme në të gjithë botën së fundmi ka treguar motivin përse nuk dëshiron të martohet me futbollistin e njohur të Barcelonës Gerard Piqué.

Teksa ka folur në një intervistë, Shakira është shprehur se martesa e tremb dhe se asaj nuk i pëlqen që partneri i saj nuk do që ta shohë atë si grua.

“Martesa më tremb shumë. Nuk dua që të më shohë si grua. Preferoj të më shohë si të dashurën e tij. Pak si një fryt i ndaluar. Dua ta mbaj të vëmendshëm, të mendojë se gjithcka është e mundur në bazë të sjelljes.”- është shprehur Shakira.

Ndërkohë që ka folur për fillesat e marrëdhënies së saj me futbollistin ajo ka thënë se nuk kishte ndonjë pëlqim për futbollistin, por pasi kishte parë një video ishte bindur që është një  djalë i lezetshëm.

 

“Nuk isha një e apasionuar pas futbollit, kështu që nuk e dija kush ishte. Por kur pashë videon mendova ‘ky djalë qenka i lezetshëm. E pastaj dikush vendosi të na prezantojë.”- është shprehur këngëtarja e cila është 10 vite më e re se partneri i saj.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz shakira shakira

Sondazh

Poll