Art&Argëtim

“Pse s’më detyroi mua ai?”/ Iva Aliko flet pasi i doli emri në përgjimet e Zogut: E vuajta shumë por Hermesi ishte nai

13 Janar 2020, 15:38 Nga DOSJA
“Pse s’më detyroi mua ai?”/ Iva Aliko flet pasi i doli

TIRANË– Iva Aliko, e cila doli në skenë pas përgjimeve të Hermes Nikajt, i cili ndodhet në burg pas përfshirjes në një skemë prostitucioni, ka komentuar lajmet e fundit në media. E ftuar në “Shqipëria live”, Aliko u shpreh se Hermesin nuk e ka njohur si një njeri që merrej me këto punë, por si një person që bënte një jetë modeste dhe një rrogë modeste.

Iva shtoi se ishte mjaft e mërzitur për mënyrën se si është trajtuar emri i saj në portale. Ajo shtoi edhe se grupin e Nikajt nuk ja njohur nga afër, por që Zogu i Tiranës nuk mund të detyronte askënd që të bënte gjëra të tilla, si prostitucioni. Sipas Ivës, Hermesi ishte naiv dhe kjo gjë ka ndikuar keq në jetën e tij duke mos i zgjedhur njerëzit me të cilët rrinte.

U zgjova në mëngjes dhe e mora vesh nga portalet. Përjetova një shok, u trondita. Nuk e prisja. Ishin të papranueshme shkrimet. Nuk e merrja me mend kurrë se do të përfshihej Zogu në ato lloj shkrimesh. Nuk e njoh për një njeri të tillë. Unë e njoh për…jo vetëm unë port ë gjithë ata që e njohin, e njohin si një njeri me humor dhe pak naiv, që i besonte çdokujt. Një person shumë pozitiv. Pikërisht nga naiviteti mendoj se është shfrytëzuar. Rrinte me gjithkënd dhe prandaj mendoj se është viktimë. Zogu nuk është në gjendje të detyrojë askënd. Nuk e di si ka qenë fiks në këtë mes, pasi nuk kam informacione. Mesa kam lexuar në dosje ishte një vazjë që ishte pyetur nga prokuroria dhe kishte dëshmuar në disfavor të tij. Ajo ishte shumë herë më e madhe se Zogu në moshë. Sim undet një person më të madhë në moshë ta detyrojë Zogu? Pse nuk më detyron mua Zogu, pse atë? Bashkë bënim biseda shoëbizi, emisionit të tij, nuk e njoh fare për gjëra të tilla. Nuk e njoh për njeri që shpenzonte. Ai edhe lëvizjet i bënte me makina që vinin e merrnin. As për taksi nuk shpenzonte. Edhe nuk kishte mudnësi, një rrogë modeste kishte. Nuk lejohet ta takoj në burg. Në portale është shkruar që ka edhe biznes. Nuk është e vërtetë. Lajmet janë trajtuar në mënyrën më skandaloze të mundshme. As policia s’më ka pyetur. Grupin e tij të shoqërisë e kam njohur nga larg dhe i kam bërtitur shumë. Nuk më pelqenin për jetën që bënin dhe i kam mbajtur larg,”– u shpreh Iva Aliko.

Sipas dosjes ku është edhe dëshmia e njërës prej vajzave të shfrytëzuara për próstitucion Denisa Nelit, Aliko është shfaqur në skenë, në momentin që ka dërguar ‘Zogun e Tiranës’ në lagjen e tij. Neli, e cila zbërtheu të gjithë skemën, ka treguar se ka qenë Iva këngëtarja, ajo që e ka sjellë Nikajn në lagje ku e priste “Velo”. Ky i fundit, sipas Denisës është punonjës policie dhe e ka çuar atë së bashku me Zogun e Tiranës, në hótelin “Autostrada”, ku e priste laçjani Artur Gjini. Si shpërblim për orët që do të kalonin me Gjinin, Neli dhe Nikaj kanë marrë nga 100 mijë lekë të vjetra secili. Gjithçka ka ndodhur natën që policia shpërtheu derën dhe i gjeti të tre të zhveshur në shtrat.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz hermes nikaj iv aliko pergjimet e zogut te tiranes hermes nikaj iv aliko pergjimet e zogut te tiranes

Sondazh

Poll