Aktualitet

Dy turiste gjermane humbasin në malet e Gjirokastrës, policia i gjen pas disa orësh

Pas një kërkimi intensiv nga forcat "Shqiponja", turistet u lokalizuan dhe u transportuan të sigurta drejt qytetit

13 Mars 2025, 21:56 Nga A.Ll

Dy turiste gjermane humbasin në malet e Gjirokastrës, policia i gjen

GJIROKASTER - Dy turiste gjermane janë gjetur nga Policia e Gjirokastrës pasi kishin humbur prej disa orësh në një zonë malore të panjohur për ta. Turistet kishin vizituar zonën malore të Labovës së Madhe, në Bashkinë e Gjirokastrës, me synimin për të eksploruar natyrën dhe për të shijuar një aventurë malore. Megjithatë, ato humbën orientimin dhe nuk mundën të gjenin rrugën e kthimit.

Sapo u mor informacioni për zhdukjen e tyre, Policia e Gjirokastrës organizoi një operacion kërkimi dhe shpëtimi, duke aktivizuar një skuadër të forcave speciale "Shqiponja". Falë komunikimeve me telefon me turistet, autoritetet arritën të lokalizojnë vendndodhjen e tyre dhe ndërhynë menjëherë për t'i shpëtuar.

Sipas burimeve policore, turistet ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë duke u transportuar drejt qytetit të Gjirokastrës për t’u siguruar që nuk kanë pësuar ndonjë problem shëndetësor nga incidenti.

Ky rast rikthen në vëmendje nevojën për masa të shtuara të sigurisë për turistët që eksplorojnë zonat malore, si dhe rëndësinë e informimit paraprak mbi terrenin dhe përdorimin e pajisjeve orientuese.

 

gjirokaster turistet

Sondazh

Poll