Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Bulqizë, reagon Policia: Humb jetën 31-vjeçarja, plagosen 5 të tjerë

Policia bën me dije se një automjet ka dalë nga rruga duke udhëtuar në këtë aks dhe si pasojë ka humbur jetën një 31-vjeçare dhe janë plagosur 5 të tjerë. 

13 Mars 2025, 22:28 Nga B.Z
Aksidenti i rëndë në Bulqizë, reagon Policia: Humb
Foto ilustruese

BULQIZË - Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me aksidentin që u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, pranë vendit të quajtur "Ura e qytetit".

Policia bën me dije se një automjet ka dalë nga rruga duke udhëtuar në këtë aks dhe si pasojë ka humbur jetën një 31-vjeçare dhe janë plagosur 5 të tjerë. 

Pesë të plagosurit po transportohen drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të saktë të daljes nga rruga të automjetit .

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 21:00, në vendin e quajtur “Ura e qytetit”, aksi rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Fuoristradë’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit, ka humbur jetën shtetasja M.Z., rreth 31 vjeçe (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), ndërsa drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, janë dëmtuar dhe po transportohen drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të saktë të daljes nga rruga të automjetit .

aksident bulqize

Sondazh

Poll