Bota

Putin pranoi armëpushimin 30-ditor me Ukrainën/ Reagon Trump: Deklaratë shumë premtuese! Shpresojmë se Rusia do të bëjë gjënë e duhur

Gjatë një takimi me kreun e NATO-s në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Putin bëri një deklaratë shumë premtuese, por që sipas tij, nuk ishte e plotë.

13 Mars 2025, 22:36 Nga E. D
Putin pranoi armëpushimin 30-ditor me Ukrainën/ Reagon Trump:
foto ilustruese

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për herë të parë pasi Putini deklaroi se ishte dakord për një armëpushim 30-ditor me Ukrainën. Gjatë një takimi me kreun e NATO-s në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Putin bëri një deklaratë shumë premtuese, por që sipas tij, nuk ishte e plotë. Siç raportohet Trump tha se Putini bëri një deklaratë shumë premtuese, por nuk ishte e plotë dhe se ai ishte i gatshëm të bisedonte me presidentin rus për të siguruar një armëpushim.

“Shpresojmë se Rusia do të bëjë gjënë e duhur,” citohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë Vladimir Putin është shprehur së është në favor të arritjes së një armëpushimi si dhe paqeje të përhershme me kushtin që të adresohen të gjitha problemet mes dy kombeve. Në një konferencë për shtyp nga Moska, i pari i Kremlinit ka thënë se është pro armëpushimit.

“Ne jemi pro armëpushimit. Ne pajtohemi me propozimin për ndërprerjen e armiqësive, por ai duhet të çojë në paqe të qëndrueshme dhe të heqë shkaqet themelore të kësaj krize,” theksoi presidenti rus.

donald trump vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll