Sport

Europa League, sot në kthim: Nga Rangers i Nedim Bajramit te Lazio, Roma, Man.United e Tottenham…

16 ekipet do të bëjnë llogaritë e ndeshjes së kthimit të kësaj faze, teksa do të luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” për kualifikimin

13 Mars 2025, 11:00 Nga DOSJA

Europa League, sot në kthim: Nga Rangers i Nedim Bajramit te Lazio, Roma,

ZVICER - Europa League do të vijë ditën e sotme me disa ndeshje shumë interesante që luhen në kuadër të fazës “play-off”.

16 ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë e ndeshjes së kthimit të kësaj faze, teksa do të luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” për kualifikimin.

Në orën 18:45 do të zhvillohen paralelisht 4 ndeshje. Gjithçka nis me duelet Athletic Bilbao - Roma, Eintracht Frankfurt - Ajax, Lazio - Plzen dhe Olimpiacos Piraeus - Bodo/Glimt.

Ndërkohë, në orën 21:00, do të luhen po 4 sfida të tjera paralelisht: Lyon do të sfidojë FCBS, Manchester United - Real Sociedat, Rangers - Fenerbahche dhe Tottenham - AZ Alkmaar.

Europa League, sot në kthim: Nga Rangers i Nedim Bajramit te Lazio, Roma,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll