Politike

Kandidatët për deputetë/ Berisha: Lista e hapur është bërë me më të shquarit e komunitetit! Do të doja që secili të ishte në listën e mbyllur

Berisha shtoi se kandidatët, pavarësisht nga pozicioni ku e gjejnë veten në listë të hapur apo të mbyllur, duhet të vazhdojnë me vendosmëri të madhe betejën deri me datën 11 maj, sipas tij ditën e fitores së koalicionit Shqipëria Madhështore.

12 Mars 2025, 21:04 Nga B.Z
Kandidatët për deputetë/ Berisha: Lista e hapur është
Takimi

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli në Këshillin Kombëtar të kësaj force politike mbi listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Gjatë fjalës së tij nisur nga tërheqja e disa kandidatëve të cilët dhanë dorëheqjen pasi nuk ishin në listat e mbyllura të PD-së, Berisha u shpreh se në listat e hapura ishin vetëm ata më të shquarit e komunitetit.

Lideri demokrat u shpreh se vetë ai do të dëshironte që të gjithë të ishin në listat e mbyllura por kjo nuk është e mundur. Berisha shtoi se kandidatët, pavarësisht nga pozicioni ku e gjejnë veten në listë të hapur apo të mbyllur, duhet të vazhdojnë me vendosmëri të madhe betejën deri me datën 11 maj, sipas tij ditën e fitores së koalicionit Shqipëria Madhështore.

Pjesë nga fjala e Berishës

Në këtë rast, dua t’u them dy momente. A është e drejtë kjo listë që na e imponon ose e shpiku në vitin 2021 Edi Rama? Jo, nuk është e drejtë.
Ua them unë.
Ndërhyrja e bërë, bëri një gjë. Në qoftë se në të parën, për të kaluar rubikonin duhej të merrje 10 mijë vota, tani jo. Tani vendet e lira që mbeten, i merr ai që merr më shumë vota.
Pra, për pjesën e hapur është bërë më e drejtë.
Por përsëri duhet të ishte më e hapur, por këtë ne në dorë nuk e kishim.
Në këtë aspekt janë ndjekur parime në çdo qark, përveç Gjirokastrës dhe Kukësit, janë dërguar përfaqësues nga aleatët, 4 janë në Tiranë dhe 4 në qarqet e mëdha, por në çdo rast është mbajtur parasysh që kryetari dhe aleati të mos jenë më shumë se 40 përqind e listës së mbyllur. 60 përqind të lihet lokalisht deri në 80 përqind sipas rastit.
Lista e hapur është bërë me më të shquarit e komunitetit, e qarkut, e rrethit dhe janë pasqyruar.
Tani, e fundit që dua ta them këtu, kjo është një betejë.
Unë e di, shumë normale që ata që kanë pritur të jenë në listë të mbyllur, por kanë mbetur në listë të hapur, të jenë të mërzitur, të jenë zemërthyer.
Unë u garantoj se secili prej tyre do të doja të ishte në listë të mbyllur, por ajo aq merr.
Nga ana tjetër, ajo që dua të rikujtoj këtu, një fushatë elektorale dhe një zgjedhje janë një betejë në luftën e gjatë të një politikani apo politikaneje, i cili duhet të qëndrojë i pamposhtur në betejë.
Duhet në radhë të parë në respekt të investimit që ka bërë gjer në atë moment.
Në radhë të dytë në interesin më të mirë të PD-së dhe karrierës së tij.
Ndaj dhe jam i bindur se njerëz të parimeve dhe idealeve, pavarësisht nga pozicioni ku e gjejnë veten në listë të hapur apo të mbyllur, do vazhdojnë me vendosmëri të madhe betejën gjer me datën 11 maj, ditën e fitores së koalicionit Shqipëria Madhështore.

sali berisha keshilli kombetar pd

Sondazh

Poll