Politike

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Berisha: Rama është tmerruar nga kryestrategu i fitores së Donald Trump

Berisha tha se se fitorja e tyre ka në baza programin.

12 Mars 2025, 20:57 Nga M.B
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Berisha: Rama
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PS-së se kryeministri Edi Rama  është tmerruar nga kryestrategu i fitores së Donald Trump, Chris LaCivita. Berisha tha se se fitorja e tyre ka në baza programin. Ai shtoi se LaCivita është tani kryemagjistari i fushatës së Partisë Demokratike.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, fitorja jonë ka në bazë pra jo vetëm programin, por ka në bazë kryemagjistarin, bashkëkryestrategun e fitores më mahnitëse elektorale në historinë e njerëzimit që ishte fitorja më 5 nëntor 2024 e presidentit Donald Trump në SHBA. Chris LaCivita dhe Suzane Uilis ishin dy strategët më të mëdhenj të kohërave që bënë të mundur një fitore që kundërshtohej nga gjithë makineria gjigante.

Aa nuk e penguan dot të fitojë. Chris LaCivita është tani kryemagjistari i fushatës tonë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, të përditshëm me udhëzimet dhe instruksionet e tij. Kjo e ka tmerruar Edi Ramën. E çuditshme, një ditë që Edi Rama i thoshte një turist nga Uashingtoni, turisti nga Uashingtoni kishte postuar në X-in e tij një foto ngjitur ne Air Force One, me aeroplanin e presidentit, dhe tha, ja me se erdha në Uashington. Pra, është pak turist i veçantë ky, që e ka tmerruar Ramën.

sali berisha

Sondazh

Poll