Bota

Britania e Madhe thërret me urgjencë ambasadorin rus, proteston për dëbimet

Dy diplomatë britanikë u larguan nga Moska me akuza për spiunazh

12 Mars 2025, 20:54 Nga A.Ll

Britania e Madhe thërret me urgjencë ambasadorin rus, proteston

Britani - Qeveria e Keir Starmer thirri sot ambasadorin rus në Londër për të protestuar ndaj njoftimit të fundit se dy diplomatë britanikë ishin dëbuar nga Moska me akuzën e spiunazhit.

Këtë e raportoi Ministria e Jashtme, duke saktësuar se Mbretëria e Bashkuar e konsideron masën "të pabazuar" dhe pjesë të një fushate "ngacmimi" ndaj stafit të saj diplomatik.

Incidenti ishte i fundit në një seri dëbimesh dhe hakmarrjesh midis dy vendeve, në sfondin e përshkallëzimit të tensioneve të nxitura nga lufta në Ukrainë.

 

keir starmer britani

Sondazh

Poll