Aktualitet

Rritje e temperaturave dhe reshje shiu, mësoni si pritet të jetë moti ditën e sotme

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë; duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale në Bulqizë deri në 22°C vlera maksimale në Durrës dhe Sarandë.

12 Mars 2025, 07:22 Nga r.ll
Rritje e temperaturave dhe reshje shiu, mësoni si pritet të jetë
foto ilustruese

TIRANË- Edhe dita e sotme do të mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të dobët në Ultësirën Perëndimore, por  rrebeshe shiu priten në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë shtim të vranësirave dhe shirave në pothuajse të gjithë vendit ku sërish më të dendura shirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në Qendër të territorit, ndërsa momente me pika shiu do të ketë në zonat Jugore të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë; duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale në Bulqizë deri në 22°C vlera maksimale në Durrës dhe Sarandë.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

moti 12 mars 2025

Sondazh

Poll