Bota

Takimi mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Arabinë Saudite, Shtëpia e Bardhë: Bisedimet kanë qenë pozitive! Rubio: Topi tani është në fushën e Rusisë

Ai thotë se Ukraina dhe SHBA kanë ndërmarrë një hap pozitiv gjatë bisedimeve të sotme dhe shpreson se Rusia do të reagojë. Këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz shton se është shumë e qartë se Ukraina ndan vizionin e Donald Trump për paqen dhe thotë se ata ndajnë vendosmërinë e Trump për t’i dhënë fund luftimeve.

11 Mars 2025, 19:27 Nga E. D
Takimi mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Arabinë
Shtëpia e Bardhë

SHBA- Shtëpia e Bardhë ka reaguar lidhur me bisedimet mes SHBA-ve dhe Ukrainës, duke thënë se takimi ms zyrtarëve të dy vendeve ka qenë produktiv. Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka reaguar pas bisedimeve duke thënë se topi është tani në fushën e Rusisë.

Ai thotë se Ukraina dhe SHBA kanë ndërmarrë një hap pozitiv gjatë bisedimeve të sotme dhe shpreson se Rusia do të reagojë. Këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz shton se është shumë e qartë se Ukraina ndan vizionin e Donald Trump për paqen dhe thotë se ata ndajnë vendosmërinë e Trump për t’i dhënë fund luftimeve. Duke folur për hapat e ardhshëm, Rubio thotë se do të marrin ofertën për Rusinë.

“Ne do t’u themi atyre se kjo është ajo që është në tryezë, Ukraina është gati të ndalojë të shtënat dhe të fillojë të flasë, dhe tani do t’u mbetet atyre që të thonë po ose jo. Shpresoj se ata do të thonë po, dhe nëse e bëjnë, atëherë mendoj se kemi bërë përparim të madh," tha ai. 

shtëpia e bardhë

Sondazh

Poll