Bota

"Ukrainasit nuk duan të jenë pjesë e Rusisë"/ Përfaqësuesja e lartë e BE: Moska përgjegjëse e vetme për luftën në Ukrainë

Ajo theksoi se Moska mund ta ndalë këtë luftë në çdo kohë, por ka zgjedhur të mos e bëjë këtë, me gjithë përpjekjet e deritanishme. Më tej Kallas shtoi se Ukraina është një shtet sovran me 40 milionë banorë që ka luftuar për tre vjet për të mbijetuar dhe ruajtur pavarësinë e saj.

11 Mars 2025, 18:50 Nga E. D
"Ukrainasit nuk duan të jenë pjesë e Rusisë"/
Kaja Kallas

UKRAINË- Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas deklaroi se Moska vazhdon pushtimin e saj të plotë të Ukrainës dhe është e qartë që kjo luftë mund të përfundojë menjëherë nëse Rusia, e cila është e vetmja përgjegjëse, tërheq trupat e saj dhe ndalon bombardimin e Ukrainës. 

Ajo theksoi se Moska mund ta ndalë këtë luftë në çdo kohë, por ka zgjedhur të mos e bëjë këtë, me gjithë përpjekjet e deritanishme. Më tej Kallas shtoi se Ukraina është një shtet sovran me 40 milionë banorë që ka luftuar për tre vjet për të mbijetuar dhe ruajtur pavarësinë e saj.

”Moska mund ta ndalë këtë luftë në çdo kohë, por ka zgjedhur të mos e bëjë këtë, me gjithë përpjekjet e deritanishme, sepse nuk i ka arritur qëllimet e saj të luftës. Kjo nuk ka ndryshuar. Ukrainasit nuk duan të jenë pjesë e Rusisë. Ata kanë luftuar për tre vjet. Ata meritojnë të zgjedhin të ardhmen e tyre dhe ne të gjithë duhet t’i mbështesim.

Kjo luftë nuk është as një luftë evropiane, as një konflikt midis fqinjëve. Ukraina është një shtet sovran me 40 milionë banorë që ka luftuar për tre vjet për të mbijetuar dhe ruajtur pavarësinë e saj. Pasojat shtrihen shumë përtej Ukrainës, duke prishur tregjet globale të ushqimit dhe energjisë”, tha Kallas. 

kaja kallas

Sondazh

Poll