Bota

VIDEO/ Përleshje e dhunshme mes disa personave në Londër, qytetarët të tmerruar

Ndërkohë vendasit të tronditur nga ngjarja shprehën shqetësimin për shtimin e dhunës në zonë. Incidenti i dhunshëm vjen vetëm disa javë pas një tjetër incidenti të ngjashëm në lindje të Londrës. 

11 Mars 2025, 17:38 Nga E. D
VIDEO/ Përleshje e dhunshme mes disa personave në Londër,
pamje nga vendngjarja

LONDËR- Një përleshje e ashpër mes nëntë personave ka ndodhur në mes të një rruge në Londër. Sherri është filmuar nga një pasagjer në një automjet që kalonte. Incidenti ndodhi në lindje të Londrës, kur të përfshirët filluan të godasin njëri-tjetrin. Në pamjet e publikuara nga Daily Mail, burrat shihen duke u përleshur pranë dy automjeteve të ndaluara, ku njëra prej tyre sulmohet nga pas. 

Ndërkohë vendasit të tronditur nga ngjarja shprehën shqetësimin për shtimin e dhunës në zonë. Incidenti i dhunshëm vjen vetëm disa javë pas një tjetër incidenti të ngjashëm në lindje të Londrës. Sipas statistikave për vitin 2023, 143 persona humbën jetën në rrugët britanike për shkak të incidenteve të tilla. Autoritetet po përpiqen të adresojnë agresionin në rritje në rrugë, megjithatë incidentet e fundit tregojnë se problemi mbetet i pazgjidhur dhe mund të përkeqësohet.

angli

Sondazh

Poll