Bota

"Superbomba shpërthen në rajon"/ Mediat serbe: Djali i Donald Trump mbërrin në Beograd, takohet me Vuçiç

Donald Trump Jr është një sipërmarrës dhe nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump.

11 Mars 2025, 11:54 Nga r.ll
"Superbomba shpërthen në rajon"/ Mediat serbe: Djali i
donald trump jr

SERBI- Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Donald Trump Jr., ka mbërritur ditën e sotme në Beograd. Sipas raportimeve të mediave serbe, Trump Jr është planifikuar të zhvillojë një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Beograd.

Media serbe 'Kurir' në faqen e parë të saj në internet ka lajmin me titullin: Një super bombë ka shpërthyer në rajon. Donald Trump Junior ka mbërritur në Beograd.

Donald Trump Jr është një sipërmarrës dhe nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump. Ai ka vizituar edhe vitin e kaluar Beogradin ku u takua me biznesmenë serbë në një darkë për të diskutuar perspektivat e investimeve në Serbi.

donald trump jr aleksander vucic

Sondazh

Poll