11 Mars 2025, 11:30
Nga r.ll
foto ilustruese
ARABI SAUDITE- Bisedimet e nivelit të lartë mes delegacioneve të Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara për përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, kanë nisur të martën në Arabinë Saudite.
Bisedimet po zhvillohen teksa është raportuar se të paktën një person është vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve masive me dronë në 10 rajone të Rusisë.
Mbrojtja ajrore ruse ka thënë se i ka rrëzuar 337 dronë ukrainas përgjatë natës.
Në qytetin-port të Detit të Kuq, Xhedah, gazetarët kanë mundur të hyjnë shpejt në dhomën ku delegacioni i lartë ukrainas është takuar me diplomatë amerikanë për të diskutuar se si t’i jepet fund konfliktit më të madh në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio është parë i buzëqeshur para mediave, por jo edhe zyrtarët ukrainas që janë ulur në anën tjetër të tavolinës, për të nisur takimin që po zhvillohet në një hotel luksoz.
Zyrtarët ukrainas dhe ata amerikanë nuk e kanë komentuar ende sulmin me dronë në Rusi.
Këto bisedime reflektojnë përpjekje të reja diplomatike për përfundim të luftës, pas një diskutimi të ashpër dhe të pashembullt mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenky me presidentin amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Zyrtarët ukrainas u kanë thënë mediave të hënën se do të propozojnë armëpushim që mbulon Detin e Zi, që do të siguronte lëvizje të sigurt të anijeve, do të ndalonte përdorimin e raketave me rreze të gjatë, të cilat kanë goditur civilët në Ukrainë, si dhe për lirimin e të burgosurve./REL
lufta ukraine-rusi
Bota
11 Mars 2025, 11:07
r.ll
tulsi gabbard
SHBA- Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard, ka njoftuar se presidenti Donald Trump ka urd...
Bota
11 Mars 2025, 10:48
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Tregjet financiare botërore po përballen me një tronditje të fortë, pasi frika për një recesion t&...
Bota
11 Mars 2025, 10:22
r.ll
antene e starlink
UKRAINË- Pas incidentit në Shtëpinë e Bardhë SHBA pezulloi fillimisht ndihmat ushtarake për Ukrainën. ...
Bota
11 Mars 2025, 10:08
N.F
Protesta
SERBI- Në kuadër të protestës masive të studentëve në Serbi, ndërtesa e Radiotelevizionit të Serbis&e...
Bota
11 Mars 2025, 08:02
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu edhe një herë besimin dhe mbështetjen e tij të plotë për ...
Bota
11 Mars 2025, 07:55
N.F
Aksidenti
MEKSIKË- 11 persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në Meksikë pasi një aksidenti të rënd&eu...
Bota
11 Mars 2025, 07:45
N.F
Rodrigo Duterte
FILIPINE- Ish-presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte është arrestuar pas një urdhër-arresti të lëshuar...
Bota
11 Mars 2025, 07:34
N.F
Spiuni i dyshuar rus
RUSI- Një diplomat rus, i tërhequr nga Brukseli mes një spastrimi të spiunëve nga autoritetet belge, ës...
Bota
11 Mars 2025, 07:33
r.ll
foto nga moska
MOSKË- Të paktën një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një su...
Bota
10 Mars 2025, 22:56
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron dënoi përpjekjet ruse për të destabilizuar Moldavinë, duke mir&eu...