Bota

"Po e sulmojnë që të dëmtojnë gjithçka që përfaqëson ai", Trump mbron Musk pas rënies së aksioneve të Teslës: Do të blej një makinë të re nesër në mëngjes si shenjë besimi ndaj Elon!

Sipas tij Musk po merr rreziqe për të mbrojtur popullin amerikan ndërsa ka theksuar se ai po bën një punë fantastike. Trump e cilësoi Teslan si foshnjën e Musk ndërsa shtoi se ky sulm ndaj Elon është i qëllimshëm për të dëmtuar gjithçka që përfaqëson ai.

11 Mars 2025, 08:02 Nga N.F
"Po e sulmojnë që të dëmtojnë gjithçka
Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu edhe një herë besimin dhe mbështetjen e tij të plotë për Elon Musk mes kritikave që po merr kohët e fundit. Në hijen e rënies së aksioneve të Tesla -s, e cila ka rënë për shtatë javë Trump postoi në Truth Social duke njoftuar se nesër do të blejë një Tesla të re.

Sipas tij Musk po merr rreziqe për të mbrojtur popullin amerikan ndërsa ka theksuar se ai po bën një punë fantastike. Trump e cilësoi Teslan si foshnjën e Musk ndërsa shtoi se ky sulm ndaj Elon është i qëllimshëm për të dëmtuar gjithçka që përfaqëson ai.

"Për republikanët, konservatorët dhe të gjithë amerikanët e mëdhenj, Elon Musk po "merr rreziqe" për të ndihmuar kombin tonë dhe po bën një punë fantastike! Por, të çmendurit e majtë Radikalë, siç bëjnë shpesh, po përpiqen të bojkotojnë ilegalisht Teslën, një nga prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve në botë, dhe “foshnjën” e Elon, me qëllim që ta sulmojnë dhe dëmtojnë atë dhe gjithçka që ai përfaqëson”, shkroi Trump.

Trump shtoi se këtë skenar u përpoqën tia bënin edhe atij në zgjedhjet e 2024. Ai theskoi se neser do të blejë një Tesla në shenjë besimi dhe mbështetjeje ndaj Musk të cilin e cilësoi si një amerikan të shkqlëyer.

“Ata u përpoqën të bënin të njëjtën gjë me mua në zgjedhjet e 2024, por si rezultoi kjo? Në çdo rast, unë do të blej një Tesla krejt të re nesër në mëngjes si shenjë besimi dhe mbështetjeje për Elon Musk, një amerikan me të vërtetë të shkëlqyer. Pse duhet të dënohet ai për ofrimin e aftësive të tij të pafundme për të ndihmuar që AMERIKA të bëhet Sërish MADHE ???" shtoi ai.

Të hënën, aksionet e Tesla ranë 15% në 222 dollarë, nga 479.86 dollarë më 17 dhjetor. Sky Neës raportoi se aksioni humbi 800 miliardë dollarë gjatë asaj periudhe nga vlera e saj në bursë "një shumë që është pothuajse e barabartë me prodhimin ekonomik të Polonisë".

Analistët e ëall Street-it madje vlerësojnë se më e keqja nuk do të vijë ende për Teslën, pasi shumë e përshkruajnë aksionin si një "guaskë të fortë", një karakterizim që do të thotë se ata shohin një rënie të mëtejshme në vlerën e tij.

trump musk

Sondazh

Poll