Bota

Macron dënon përpjekjet ruse për të destabilizuar Moldavinë

Moldavia, e cila kufizohet me Ukrainën, aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

10 Mars 2025, 22:56 Nga DOSJA
Macron dënon përpjekjet ruse për të destabilizuar
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron dënoi përpjekjet ruse për të destabilizuar Moldavinë, duke mirëpritur sot homologen moldave Maia Sandu në Pallatin Elysee.

“Moldavia, hapësira ajrore e së cilës dhunohet shpesh nga dronët dhe raketat ruse, duhet gjithashtu të përballet me përpjekjet gjithnjë e më të dukshme të destabilizimit të Rusisë që synojnë kryesisht institucionet demokratike të vendit tuaj”, tha Macron për Sandu.

Moldavia, e cila kufizohet me Ukrainën, aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

emmanuel macron

Sondazh

Poll