Art&Argëtim

“Dua dritë në sytë e tyre”, poezitë e 18-vjeçares pas dhimbjes së tërmetit tragjik, autorja nga Fushë-Kruja takim me

13 Janar 2020, 10:08 Nga DOSJA
“Dua dritë në sytë e tyre”, poezitë e

FUSHË- KRUJË- “Dua t’i jap më shumë zhvillim dhe jetë qytetit, dua t’i shoh bashkëmoshatarët e mi me më shumë dritë në sytë e tyre.”-me këto fraza e ka nisur takimin me qytetarët e vendit të saj poetja 18-vjeçare nga Fushë Kruja, Selidona Zalla.

Teksa kemi lënë pas prej më shumë se një muaji tërmetin tragjik të26 nëntorit që preku shumë zona të Krujës, poetja e re Selidona Zalla, ka organizuar një takim në qytetin e saj në Fushë- Krujë, me të rinj, mësues, prindër dhe qytetarë, me qëllim që  të sjellë më shumë atmosferë pozitive, në zonën e prekur nga tërmeti.

Libri i saj titullohet “Iluzione në vrapim”, që sjell diçka ndryshe, tek të rinjtë dhe lexuesit në tërësi.

Ajo ka prezantuar në këtë vëllim poetik, momente nga jeta reale dhe ajo e pritshmërive, duke ju referuar edhe asaj ç’ka po përjetojnë njerëzit gjatë kësaj periudhe.

Autorja ka theksuar se këtë libër kishte synuar ta sillte për lexuesit, në pranverën e këtij viti, por referuar situatës që përjetuam, ajo ka menduar të përcjellë tek qytetarët e saj diçka ndryshe, ndërsa ka marrë falenderime nga të pranishmit.

Selidona Zalla, autorja e re e cila studion në Fakultetin Histori Filiologji, në degën Gjuhë Letërsi, është lexuese e rregullt e shkrimtarëve të njohur, ndërsa Dritëro Agolli një idhull, dhe udhërrëfyes në rrugën e saj të krijimtarisë.

 A.C;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture fushë kruja iluzione në vrapin poezitë e 18-vjeçares selidona zalla fushë kruja iluzione në vrapin poezitë e 18-vjeçares selidona zalla

Sondazh

Poll