U tha që së shpejti do fillojë Big Brother, Luana Vjollca i zë vendin Arbana Osmanit? Detajet e dyshimta
13 Janar 2020, 08:24Nga DOSJA
TIRANË– Moderatorja Luana Vjollca, të shtunën e kaluar përmbylli me sukses emisionin e saj në Top Channel “Shiko kush luan”. Por, supriza që bukuroshja e ekranit zgjodhi të ndajë me të gjithë ndjekësit e saj virtual, ishte fakti se së shpejti do ta shikojmë në një tjetër program televiziv.
Luana Vjollca tha se do të rikthehet pas një muaji me një format të ri televiziv, dhe koha përkon me nisjen e spektaklit “Big Brother”. Arbana Osmani në fund të janarit vjen me emisionin e saj të përvitshëm “Dua të të bëj të lumtur”, dhe kjo ka shtuar edhe më tej dyshimet se do jetë Luana ajo që do të merret me moderimin e një spektakli të madh si Big Brother.
Pak kohë më parë, burime për Prive bënë me dije se po bëheshin gati planet për nisjen e një tjetër edicioni të Big Brother.
“Në studion e re të televizionit, Nova, e cila ka një hapësirë prej rreth 2000 metrave katrorë aktualisht po finalizohet shtëpia për ‘Hell’s Kitchen’ që nis në muajin Tetor dhe përfundon në Janar. Planet janë që po e njejta shtëpi të modifikohet përgjatë periudhës Janar-Shkurt dhe tek ajo të realizohet edicioni i ri i Big-ut nga pjesa e dytë e muajit Mars deri në fund të Qershorit 2020, gjithmonë nëse gjërat nuk dështojnë rrugës.’– u shpreh një burim pë “Prive.al”.
(R.L/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Aktorët e humorit, Ermal Mamaqi dhe Rezart Veleshnja ruajnë një miqësi të mirë, edhe pasi Mamaqi u largua nga “Portokalli”, por një koment i dyshim...
Tiranë-Informacione të reja kanë dalë nga jeta e Dj Sardit, i cili është një nga meshkujt shqiptarë që femrat e pëlqejnë shumë.Agjenti 00Thumb ka treguar se pre...
DashiDita do të nisë më së miri, por bëni kujdes ndaj luhatjeve të humorit, të cilat mund të shkatërrojnë gjithçka. Sa i takon punës, duhet të rishikoni ...
TIRANË- Kelvi Kadilli është futur sot në mes të sherrit mes Alekta Vjesiut dhe motrave Vjollca. I ftuar në emisionin “ThumbOn” në RTV Ora, ai u shpreh se ë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dje ka qenë në Laç, ku së bashku me disa minsitra të kabintietit të tij dhe ministrin turk, kanë vizituar tokën ku do ...
TIRANË– Maya Aliçkaj, një nga këngëtare e njohura të muzikës popullore ka treguar momentet e lindjes së djalit të saj.E ftuar sot në emisionin “E Di...
TIRANË- Leonora Jakupi është një nga këngëtare që gjithmonë ka marrë komente pozitive si për këngën ashtu dhe për veshjen e saj.Në një foto të postuar së ...
TIRANË– Moderatorja e njohur Luana Vjollca mbrëmjen e së shtunës ka pasur të ftuar në emisionin e saj ‘Shiko kush luan’ në “Top Channel”, kunatin Getoar S...