Bota

FOTO/ Shpërthen vullkani në Guatemalë, qindra qytetarë evakuuohen nga shtëpitë e tyre

Banorët nxituan në strehoheshin në banesa të përkohshme të dielën pasi vullkani Fuego, i cili ndodhet 35 kilometra larg kryeqytetit rriti aktivitetin.

10 Mars 2025, 20:41 Nga E. D
FOTO/ Shpërthen vullkani në Guatemalë, qindra qytetarë
foto ilustruese

AMERIK- Autoritetet e Guatemalës evakuuan rreth një mijë njerëz pas shpërthimit të vullkanit më aktiv të Amerikës Qendrore vullkanit Fuego. Banorët nxituan në strehoheshin në banesa të përkohshme të dielën pasi vullkani Fuego, i cili ndodhet 35 kilometra larg kryeqytetit rriti aktivitetin.

Juan Laureano një zëdhënës i agjencisë së koordinimit të fatkeqësive të Guatemalës, tha se 125 familje rreth 900 njerëz u zhvendosën të sigurta nga komuniteti i El Porvenir. Banorët e një komuniteti tjetër, Las Lajitas gjithashtu u evakuuan nga shtëpitë e tyre.

Autobusët i transportuan qytetarët, të cilët kishin me vete sendet e tyre personale në godinën e bashkisë që ishte shndërruar në strehë të përkohshme.

Qeveria pezulloi funksionimin e shkollave në zonë dhe mbylli një rrugë që kalon përmes fshatit dhe lidh jugun e vendit me qytetin kolonial të Antiguas, një vend i trashëgimisë kulturore të mbrojtur nga UNESCO dhe destinacioni më popullor turistik i Guatemalës.

Sondazh

Poll