Bota

Ontario kërcënon të ndërpresë energjinë në SHBA/ Guvernatori kanadez njofton rritje 25% të çmimit të energjisë për 1.5 milionë amerikanë

Doug Ford reagoi ndaj tarifave të shpallura së fundmi nga Donald Trump

10 Mars 2025, 20:02 Nga A.Ll
Ontario kërcënon të ndërpresë energjinë në
Guvernatori i Ontarios, Doug Ford

KANADA - Guvernatori i Ontarios, Doug Ford njoftoi sot një rritje prej 25% të çmimit të energjisë elektrike që provinca kanadeze furnizon familjet dhe bizneset në Shtetet e Bashkuara, duke reaguar ndaj vendosjes së tarifave të shpallura së fundmi nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ontario furnizon me energji elektrike rreth 1.5 milion konsumatorw, familje dhe biznese në Minesota, Michigan dhe Nju Jork.

Sipas Ford, konsumatorët amerikanë që marrin energji elektrike nga Ontario, Kanada, do t'i shohin faturat e tyre të fryra me 100 dollarë kanadezë (69 dollarë amerikanë) në muaj.

“Nuk do të hezitoj ta rris këtë tarifë nëse është e nevojshme”. Nëse ka përshkallëzim të mëtejshëm nga SHBA, nuk do të hezitoj të ndërpres plotësisht furnizimin me energji elektrike” në Shtetet e Bashkuara, paralajmëroi guvernatori i Ontarios.

Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një luftë tregtare me fqinjët e tij, Meksikën dhe Kanadanë, duke vendosur tarifa 25% për importet nga këto vende.

guvernatori i ontarios  doug ford kanada donald trump

Sondazh

Poll