Bota

Sulm masiv kibernetik kundër X/ Elon Musk: I koordinuar nga një shtet ose grup i madh

Në një postim Musk tha se sulmi masiv kibernetik është ende në vazhdim. 

10 Mars 2025, 19:32 Nga DOSJA
Sulm masiv kibernetik kundër X/ Elon Musk: I koordinuar nga një shtet
Elon Musk

SHBA- Pronari i rrjetit social X Elon Musk ia tha të gjitha problemet serioze që u shfaqën sot, të hënën, në mbarë botën, një sulmi masiv dhe të koordinuar kibernetik ndaj kompanisë së tij. Në një postim Musk tha se sulmi masiv kibernetik është ende në vazhdim. 

"Ne sulmohemi çdo ditë, por kjo është bërë me shumë burime. Përfshihet ose një grup i madh, i koordinuar ose/dhe një vend," tha Musk. 

Përdoruesit në mbarë botën raportuan të hënën pasdite se aksesi është i vështirë apo edhe i pamundur. Disa përdorues panë mesazhe gabimi nga Cloudflare, një rrjet i shpërndarjes së përmbajtjes dhe ofrues i shërbimit të sigurisë kibernetike, duke thënë se serveri po përjetonte një gabim të panjohur. Për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga rrjeti për natyrën e problemeve.

Sulm masiv kibernetik kundër X/ Elon Musk: I koordinuar nga një shtet

elon musk

Sondazh

Poll