Art&Argëtim

Shuhet në moshën 91-vjeçare spikerja e parë e RTSH-së Stoli Beli (FOTO)

12 Janar 2020, 14:39 Nga DOSJA
Shuhet në moshën 91-vjeçare spikerja e parë e

TIRANË– Stoli Beli, spikerja e parë e lajmeve në Radio Televizionin shqiptar  ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Spikerja e njojhur u shfaq para shqiptarëve në datën 29 prill të 1960  duke prezantuar në studion e parë  të RTSH-së m  fjalët: Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë `Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar.”

Kujtojmë që spikerja e njohur, një prej imazheve të vetme të asaj kohe që ndiqej nga shqiptarët në mungesë të shumë programacioneve që kemi sot, e nisi karrierën e saj në gazetari duke raportuar gjithmonë live,  pasi për shkak të mos avancimit të teknologjisë nuk kishte  një studio regjistrimi.

Përveçse ishte spikerja e parë e ekranit të RTSH-së, ajo më pas u bë edhe gazetarja e parë, redaktorja dhe regjisorja e parë në Shqipëri. Të gjithë miqtë dhe familjarët e saj janë mërzitur për ndarjen nga jeta të Stolit e cila njëkohësisht ishte edhe një prej emrave më të dashur për publikun shqiptar.

Kur e pyesnin për krahasimin mes dy brezave spikerja shprej kështu:  Sot rinia po kalon një situatë të vështirë. Ka shumë papunësi, por ka dhe shumë liri. Pra, dy situata që duhen ekuilibruar. Kjo vjen edhe nga televizionet, të cilët nuk kanë gjetur dot emisionet e duhura, që rinia të gjejë veten dhe të rrijë para ekranit. Edhe në ato orë që rri para tij, rinia shikon filma rozë, filma horror, si dhe spektakle ku mbizotëron fjala fyese, fjalori zhargon dhe pa etikë. E kanë marrë shumë vete, këngëtarë, artistë, futbollistë, po unë që hodha themelet, që dhashë lajmin e parë në televizionin e parë shqiptar, me 31 vite karrierë, nuk më takon ky titull?

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture stoli beli vdes spikerja e pare e rtsh stoli beli vdes spikerja e pare e rtsh

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Janar 2020, 08:11

TIRANË- Memorie.al publikon historinë e panjohur të Kaso Hoxhës, ish-të dënuarin e burgut të Spaçit i cili pas lirimit në vitin 1985, mundi të arrat...

Art&Argëtim 12 Janar 2020, 07:33

TIRANË– Disa javë më parë, kryefjalë e mediave rozë u bë sherri mes dy shokëve të ngushtë, Ermal Mamaqit dhe Bes Kallakut.I ftuar në “Shiko kush luan”, Bes...