Sport

Pep Guardiola bën një udhëtim të fshehtë në Barcelonë për të shpëtuar martesën: "Ata kaluan tre netë së bashku"

Trajneri dhe bashkëshortja e Manchester Cityt, Cristina, kishin njoftuar ndarjen e tyre në janar

10 Mars 2025, 09:30 Nga DOSJA

Pep Guardiola bën një udhëtim të fshehtë në

SPANJE - Divorci i Pep Guardiolës ende nuk është finalizuar dhe mund të mos ndodhë. Gazeta ‘The Sun’ zbulon se këtë të dielë trajneri i Manchester Cityt ka bërë një udhëtim të fshehtë në Barcelonë për të qenë me bashkëshorten e tij, Cristina, në përpjekje për të shpëtuar martesën e tij.

Çifti njoftoi ndarjen e tyre në janar, por Guardiola, 54 vjeç, ende shpreson për zgjidhjen e situatës. Kjo është arsyeja pse trajneri udhëtoi drejt Katalonjës me një avion privat vetëm pak orë pas fitores së “Qytetarëve” ndaj Plymouth në Kupën e Ligës fundjavën e kaluar.

Një burim pranë çiftit ka zbuluar detajet për gazetën angleze. "Ata kaluan tre netë së bashku në Barcelonë, në shtëpinë e familjes.

Të hënën, Pep shkoi te dentisti dhe Cristina shkoi në dyqanin e saj të rrobave në qendër të qytetit. Ata u takuan përsëri në dyqan, ku kaluan rreth tre orë, para se të ktheheshin në shtëpi. Pep u kthye në Manchester të martën në mëngjes."

Çifti po kalon një krizë, kryesisht për shkak të distancës, pasi Cristina, 52 vjeç, u kthye dhe jeton në Barcelonë në vitin 2019. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll