Sport

Për Juventusin, kjo me Atalantën, është humbja më e keqe në shtëpi në 58 vjet…

Për të gjetur një rezultat të tillë duhet të kthehemi shumë mbrapa, te kampionati 1955/56 dhe 0-4 ndaj Fiorentinës. Kjo është edhe humbja më e rëndë që nga hapja e stadiumit të Juventusit në shtator 2011.

10 Mars 2025, 07:30 Nga DOSJA
Për Juventusin, kjo me Atalantën, është humbja më e

ITALI - Juventusi, i mundur 4-0 në shtëpi ndaj Atalantës, të dielën në mbrëmje, është humbja e parë në shtëpi në Serinë A me diferencë prej katër golash. Për herë të fundit kjo ka ndodhur më 22 tetor 1967 (0-4 në derbin me Torinon).

Duke parë një ndeshje tjetër përveç derbit, duhet të kthehemi edhe më mbrapa, te kampionati 1955/56 dhe 0-4 ndaj Fiorentinës. Kjo është edhe humbja më e rëndë që nga hapja e stadiumit të Juventusit në shtator 2011.

Në fund të ndeshjes kundër Atalantës, të gjithë u shanë, u duartrokit vetëm Gatti kur u zëvendësua, ndërkohë që shumë tifozë u larguan nga stadiumi shumë përpara përfundimit të ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll