Sport

VIDEO/ Roma me "rezerva" mposht Empolin, Soulé mban gjallë shpresat evropiane...

Te Castellani, verdhekuqtë dominojnë me shumë “rezerva” në fushë dhe ngjiten në vendin e shtatë.

9 Mars 2025, 20:17 Nga DOSJA
VIDEO/ Roma me "rezerva" mposht Empolin, Soulé mban gjallë

ITALI - Kërkimi i Romës për një vend në Evropë vazhdon. Në ndeshjen e 28-të të Serisë A, skuadra e Ranierit mundi Empolin 1-0, duke arritur fitoren e pestë radhazi dhe duke kaluar me 4 pikë ndaj Bolognës së vendit të gjashtë.

Te Castellani në pjesën e parë verdhekuqtë morën kontrollin e ndeshjes dhe dominuan. Soulé (1') zhbllokon menjëherë ndeshjen me një goditje kirurgjikale me këmbën e majtë.

Më pas një tentative të Shomurodov që goditi traversën, dhe Pellegrini që nuk arrin të dyfishojë epërsinë, ndërkohë Koné godet shtyllën me të djathtën.

E njëjta histori në pjesën e dytë me verdhekuqtë që kontrollonin lojën me posedim të topit, duke detyruar Silvestrin të punonte jashtë orarit dhe të rrezikonte shumë në kohën shtesë me një goditje me kokë nga Kouamè. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll