Bota

JD Vance përplaset me protestues pro-ukrainas në SHBA

Vance shihet duke debatuar me grupin e protestuesve, të cilët i shprehën shqetësimin për ndryshimin e administratës Trump në politikën e SHBA-së ndaj Ukrainës.

9 Mars 2025, 22:33 Nga E. D
JD Vance përplaset me protestues pro-ukrainas në SHBA
JD Vance

SHBA- Një video e regjistruar me celualar fiksoi të shtunën zv/presidentin e SHBA-së, JD Vance, duke iu afruar një grupi protestuesish pro-ukrainas, teksa kishte dalë të shëtiste vajzën e tij 3-vjeçare në Cincinnati, Ohio. Vance shihet duke debatuar me grupin e protestuesve, të cilët i shprehën shqetësimin për ndryshimin e administratës Trump në politikën e SHBA-së ndaj Ukrainës.

Protestuesit ndërhynin herë pas here me pyetje dhe përgjigje, duke argumentuar kundër deklaratave të zëvendëspresidentit teksa fliste. Vance më vonë shkroi në mediat sociale se ishte një bisedë kryesisht me respekt dhe se disa nga protestuesit e kishin ndjekur përreth dhe bërtisnin ndërsa vajza e tij bëhej gjithnjë e më e shqetësuar dhe e frikësuar. Vance tha se ai ndaloi tek protestuesit me shpresën se do mund të shkëmbente disa minuta bisedë me ta duke e lënë të voglën e tij vetem. 

"Sot duke ecur me vajzën time 3 vjeçare, një grup protestuesish pro-ukrainas na ndiqnin përreth dhe bërtisnin ndërsa vajza ime bëhej gjithnjë e më e shqetësuar dhe e frikësuar. Vendosa të flisja me protestuesit me shpresën se do të mund të flisa disa minuta bisedë me ta duke e lënë fëmijën tim vetëm. (Pothuajse të gjithë u pajtuan.)" tha Vance. 

jd vance

Sondazh

Poll