Sport

Gati 5.000 tifozë marshojnë jashtë ‘Old Trafford’, për të protestuar kundër pronarëve të Manchester United...

Të armiqësuar me menaxhmentin dhe të acaruar nga situata sportive e klubit, afro 5.000 tifozë të Manchester United marshuan këtë të dielë rreth Old Trafford-it përpara ndeshjes kundër Arsenalit.

9 Mars 2025, 17:47 Nga DOSJA

Gati 5.000 tifozë marshojnë jashtë ‘Old Trafford’,

ANGLI - Të ftuar të veshin të zeza gjatë një marshimi të organizuar këtë të diel, më 9 mars, në periferi të ndeshjes së Premier Ligës mes Manchester United dhe Arsenal, tifozët e “Djajve të Kuq” donin t'u dërgonin një mesazh (të ri) drejtuesve të tyre, ndërsa klubi padyshim po kalon sezonin e tij më të keq sportiv që nga fillimi i shekullit të 21-të.

Me nxitjen e grupit të tifozëve “The 1958”, afro 5.000 njerëz marshuan në rrugën Talbot për të treguar armiqësinë e tyre ndaj familjes Glazer, pronare të shumicës së aksioneve që nga viti 2005.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll