Bota

Gjermania kërkon sërish armët bërthamore/ Kancelari Merz: Do diskutojmë me Francën dhe Britaninë! Duhet të jemi më të fortë së bashku...

Për shkak të së kaluarës së saj si një vend agresor në Luftën e Dytë Botërore, Gjermania është e përkushtuar ndaj traktateve ndërkombëtare që ndalojnë blerjen e armëve bërthamore dhe bashkëpunojnë në marrëveshjet e NATO-s për ndarjen e armëve, vëren Guardian.

9 Mars 2025, 19:08 Nga E. D
Gjermania kërkon sërish armët bërthamore/ Kancelari Merz: Do
Friedrich Merz

GJERMANI- Kancelari i ardhshëm i zgjedhur i Gjermanisë,  Friedrich Merz, tha se do të kontaktonte me Francën dhe Britaninë për të diskutuar përdorimin e përbashkët të armëve bërthamore, por paralajmëroi se një veprim i tillë nuk mund të zëvendësojë mburojën ekzistuese mbrojtëse të SHBA-së në Evropë.

"Përdorimi i përbashkët i armëve bërthamore është një çështje që duhet ta diskutojmë. Ne duhet të jemi më të fortë së bashku në parandalimin bërthamor. Ne duhet të bisedojmë me të dyja vendet [Franca dhe Britania] gjithmonë, dhe për më tepër, nga këndvështrimi i plotësimit të mburojës bërthamore amerikane, të cilën natyrisht duam ta shohim të ruajtur. Ndryshimi i situatës së sigurisë globale tani kërkon që ne evropianët ta diskutojmë këtë çështje së bashku," tha Merz në një intervistë të gjerë të dielën në rrjetin televiziv Deutschlandfunk (DLF). "

Për shkak të së kaluarës së saj si një vend agresor në Luftën e Dytë Botërore, Gjermania është e përkushtuar ndaj traktateve ndërkombëtare që ndalojnë blerjen e armëve bërthamore dhe bashkëpunojnë në marrëveshjet e NATO-s për ndarjen e armëve, vëren Guardian.

Komentet e Merz erdhën pasi Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi të mërkurën se ishte i hapur për një diskutim rreth zgjerimit të programit të parandalimit bërthamor të Francës në shtetet e tjera evropiane.

friedrich merz

Sondazh

Poll