Bota

"Ukraina mund të mos mbijetojë në fund të fundit"/ Trump sulmon sërish Zelenskyyn: Ai është mosmirënjohës! Mori para nga administrata e Biden si karamele nga një fëmijë

I pyetur nga gazetarja e Fox News Maria Bartiromo për mundësinë që Ukraina mund të mos mbijetojë nëse SHBA tërhiqte ndihmën e saj, Trump tha se vendi mund të mos mbijetojë gjithsesi. Ai përsëriti se kjo luftë nuk duhej të ndodhte, oor ndodhi dhe ne u kapëm në këtë rrëmujë. Trump gjithashtu pretendoi se askush nuk ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë se ai.

9 Mars 2025, 17:33 Nga E. D
"Ukraina mund të mos mbijetojë në fund të
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e akuzuar atë se po merrte shumë nga SHBA-të dhe nuk i falenderoi asnjëherë. Në një intervistë në Fox News, Trump tha se presidenti ukrainas mori para nga administrata e Joe Biden “si karamele nga një fëmijë”.

I pyetur nga gazetarja e Fox News Maria Bartiromo për mundësinë që Ukraina mund të mos mbijetojë nëse SHBA tërhiqte ndihmën e saj, Trump tha se vendi mund të mos mbijetojë gjithsesi. Ai përsëriti se kjo luftë nuk duhej të ndodhte, oor ndodhi dhe ne u kapëm në këtë rrëmujë. Trump gjithashtu pretendoi se askush nuk ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë se ai.

Ai po ashtu u shfaq pozitiv në lidhje me mundësinë e shkurtimit të shpenzimeve të mbrojtjes amerikane. Trump tha më tej se armët bërthamore janë një kërcënim më i madh se ndryshimi i klimës dhe se njerëzit po flasin për klimën në vend të armëve bërthamore. Sa i përket Iranit, ai tha se mund të merret me të ose ushtarakisht ose me marrëveshje.

"Unë preferoj marrëveshjen sepse nuk dua të dëmtoj popullin iranian," shpjegoi ai.

Së fundi, duke justifikuar tarifat, Trump tha se për vite me radhë, globalistët kanë vjedhur nga Shtetet e Bashkuara. Ai la të kuptohet gjithashtu se tarifat kundër Meksikës dhe Kanadasë mund të rriten në të ardhmen.

"Ata na marrin para dhe ne bëjmë vetëm një pjesë të tyre dhe ne do ta trajtojmë vendin tonë me drejtësi. Ky vend është vjedhur nga çdo komb në botë dhe çdo kompani në botë. Ata na kanë vjedhur në nivele që nuk i kemi parë kurrë më parë dhe ajo që do të bëjmë është ta kthejmë atë," tha Trump. 

donald trump

Sondazh

Poll