Bota

"Është absolutisht e nevojshme"/ Von der Leyen: BE-ja mbetet e përkushtuar në procesin e shkëputjes graduale nga gazi rus

Presidenti i Komisionit Evropian tha gjithashtu se ka shumë shembuj që tregojnë se sa e rëndësishme është që Evropa të arrijë një rezultat pozitiv, që do të thotë paqe përmes forcës që është në interes të të gjithëve. 

9 Mars 2025, 16:34 Nga E. D
"Është absolutisht e nevojshme"/ Von der Leyen: BE-ja mbetet
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se BE mbetet e përkushtuar ndaj strategjisë së ndërprerjes së furnizimeve me gaz rus. Von der Leyen tha se sovraniteti, por edhe angazhimet e hekurta, janë vënë në pikëpyetje.

“Ne jemi të përkushtuar që të heqim gradualisht furnizimin me gaz rus. Kjo është absolutisht e nevojshme. Ne kemi qenë të suksesshëm në përpjekjet tona, por sigurisht që gjithmonë shohim se ka zbrazëtira ku duhet të jemi të kujdesshëm dhe duhet të punojmë për to," u tha von der Leyen gazetarëve në Bruksel.

Ky qëndrim i Presidentit të Komisionit vjen në një moment kritik dhe në vazhdën e Samitit të BE-së, ku Ursula von der Leyen iu referua edhe çështjes së Ukrainës pas përfundimit të tij, duke thënë: “BE-ja është ajo që siguroi mbijetesën ekonomike të Ukrainës për vitin 2025, BE-ja është ajo që tani po investon kapital në industrinë e mbrojtjes ukrainase dhe siguron sistemin ushtarak të dimrit që i nevojitet Ukrainës.

Presidenti i Komisionit Evropian tha gjithashtu se ka shumë shembuj që tregojnë se sa e rëndësishme është që Evropa të arrijë një rezultat pozitiv, që do të thotë paqe përmes forcës që është në interes të të gjithëve. 

 

ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Bota 9 Mars 2025, 12:13 I.A

Çfarë po ndodh në Siri?

SIRI- Siria është duke e përjetuar dhunën më të madhe që nga rënia e qeverisë së Bashar al-Assadit në d...