Sport

Salah: “I lumtur që barazoj rekordin e Agueros, një legjende në Premier League”

Mohamed Salah udhëhoqi Liverpoolin drejt fitores ndaj Southamptonit, falë dy penalltive të ekzekutuara mirë, për të arritur në 184 gola në Premier League dhe për të arritur Sergio Agueron në vendin e pestë në tabelën e golashënuesve të Premier League.

9 Mars 2025, 14:30 Nga DOSJA

ANGLI - Liverpooli pati një paraqitje të dobët në pjesën e parë të ndeshjes në shtëpi kundër Southampton dhe u gjend prapa në rezultat, por në pjesën e dytë ndezi motorët dhe, me yje si Mohamed Salah (2 gola) dhe Darwin Nunez (1 gol, 1 penallti e fituar), ata erdhën nga pas për të përmbysur tabelën.

Rezultati përfundimtar 3-1 i çoi Reds në +16 nga Arsenali i vendit të dytë me dy ndeshje më pak, me superyllin egjiptian që festoi pas ndeshjes se ishte ngjitur në vendin e tretë në tabelën e golashënuesve të Liverpoolit dhe i pesti në mesin e golashënuesve më të mirë në Premier League.

Konkretisht, ai arriti në 184 gola dhe u barazua me Sergio Agueron (nëse shënon edhe një do të bëhet golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e kampionatit anglez), me “Mo” që pyetet për këtë arritje specifike dhe që nuk e fsheh kënaqësinë.

“Ishte një ndeshje e vështirë, kundërshtarët tanë kishin një plan të mirë, që funksionoi për ta në pjesën e parë. Por jam i lumtur që arritëm të ktheheshim në pjesën e dytë dhe të fitonim.

Nëse doni të fitoni Champions League ose Premier League, duhet të fitoni këto lloj ndeshjesh”, tha fillimisht Salah, përpara se të shtonte në lidhje me barazimin e rekordit të Agueros:

“Unë e dija për rekordin, por nuk po mendoja për të, ndërsa isha duke luajtur”. Është një rekord i bukur për të barazuar Sergion, është një lojtar i madh, ai ishte një legjendë këtu për Premier Leaague. Kështu që jam i lumtur që arrij rekordin e tij dhe jam gjithashtu i lumtur për fitoren”.

Salah: “I lumtur që barazoj rekordin e Agueros, një legjende

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll