Sport

Eintracht i interesuar për Arda Guler, Madridi i hapur për mundësinë e huazimit!...

Arda Guler është i pakënaqur me kohën e tij te Real Madrid, një situatë që Eintracht dëshiron ta shfrytëzojë.

9 Mars 2025, 15:00 Nga DOSJA
Eintracht i interesuar për Arda Guler, Madridi i hapur për

SPANJE - Konkurrenca mes lojtarëve të Real Madridit për një vend në planet e Carlo Ancelottit është shumë e madhe. Si rezultat, disa yje në rritje si Arda Guler dhe  Endrick, ndër të tjera, kanë vështirësi për të gjetur kohën e lojës.

Edhe pse trajneri italian e ka mohuar disa herë, se dy lojtarët pritet të huazohen në verë, në mënyrë që të kenë më shumë kohë për lojë, zhvillimet e fundit tregojnë të kundërtën.

Sipas Florian Plettenberg, Eintracht ka shprehur interesim për huazimin e Gulerit, i cili aktualisht nuk po mendon të largohet përgjithmonë nga Madridi.

Vlen të theksohet se më parë u raportua se ‘Los Blancos’ po e konsideronin Leipzigun si një destinacion ideal për të dy lojtarët, megjithatë, interesi i shfaqur tani nga Eintracht ka gjasa të ndryshojë gjërat në prag të verës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll