Bota

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut/ Vatikani: Përmirësohet lehtë shëndeti i Atit të Shenjtë, po i përgjigjet trajtimit

Papa Françesku, 88 vjeç, është shtruar në spitalin Gemelli të Romës që nga 14 shkurti, për shkak të një infeksioni të rëndë të frymëmarrjes, dhe ka luftuar me pneumoni të dyfishtë. Megjithatë, ai ka qëndruar stabil që nga e mërkura dhe nuk ka pasur probleme të reja me frymëmarrjen.

9 Mars 2025, 16:03 Nga E. D
Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut/ Vatikani:
Papa Françesku

ROMË- Vatikani ka njoftuar se Papa Françesku po tregon një përmisim gradual pas më shumë se tre javësh në spital. Papa, që ka probleme kronike me mushkëritë dhe ka pasur një operacion për t’i hequr një pjesë të mushkërive kur ishte i ri, vazhdon të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve.

“Gjendja klinike e Atit të Shenjtë në ditët e fundit ka mbetur e qëndrueshme dhe, për rrjedhojë, tregon një përgjigje të mirë ndaj terapisë”, thuhet në një deklaratë të Vatikanit.

Si pas deklaratës së Vatiaknit testet e gjakut janë gjithashtu të qëndrueshme. Papa po merr oksigjen përmes tubave gjatë ditës dhe gjatë natës do të kalojë në ventilim për të ndihmuar në frymëmarrje.

Mjekët janë të kujdesshëm dhe po ndjekin me vëmendje shëndetin e tij, duke ruajtur një qëndrim të rezervuar mbi prognozën, për tu siguruar që ai të vazhdojë të përmirësohet.

Papa Françesku, 88 vjeç, është shtruar në spitalin Gemelli të Romës që nga 14 shkurti, për shkak të një infeksioni të rëndë të frymëmarrjes, dhe ka luftuar me pneumoni të dyfishtë. Megjithatë, ai ka qëndruar stabil që nga e mërkura dhe nuk ka pasur probleme të reja me frymëmarrjen.

Në një mesazh për besimtarët, Papa falënderoi ata për lutjet dhe i uroi ata me një bekim, duke thënë: “Zoti ju bekoftë dhe Virgjëresha ju ruajtë.”

papa françesku

Sondazh

Poll

Bota 9 Mars 2025, 12:13 I.A

Çfarë po ndodh në Siri?

SIRI- Siria është duke e përjetuar dhunën më të madhe që nga rënia e qeverisë së Bashar al-Assadit në d...