Sport

Edhe sulmuesi i Realit, Kylian Mbappe reagon për vdekjen e mjekut të Barcelonës…

Vdekja e doktorit të Barcelonës, Carles Minarro, ka pikëlluar të gjithë komunitetin sportiv në Spanjë.

9 Mars 2025, 12:00 Nga DOSJA

Edhe sulmuesi i Realit, Kylian Mbappe reagon për vdekjen e mjekut të

SPANJE - Me t’u marrë vesh lajmi për vdekjen e tij, pati reagime nga më të ndryshmet duke filluar nga lojtarët e Barcelonës, por edhe klubet rivale të blaugranasve, madje edhe nga lojtarët e tyre. 

I tillë ishte edhe reagimi i yllit të Real Madridit, Kylian Mbappe, i cili përmes një reagimi në rrjetin e tij social Instagram shprehu ngushëllimet e tij për rastin. 

“Prehu në paqe Carles”, ka shkruar Mbappe shkurtimisht në fotografinë e publikuar të doktorit tashmë të ndjerë. 

Edhe sulmuesi i Realit, Kylian Mbappe reagon për vdekjen e mjekut të

Kujtojmë se sipas raportimeve nga Spanja shkak për vdekjen e tij është bërë ataku kardiak që pësoi në hotelin ku po qëndronte ekipi para ndeshjes ndaj Osasunas. La Liga tani së shpejti pritet që të vendosë datën e re se kur do të luhet kjo ndeshje e shtyrë. 

Siç po raportohet nga disa media në Spanjë, datat 26-27 prill janë të mundshme, por kjo varet nga ecuria e Barcelonës në Kupën e Mbretit, teksa ekziston edhe mundësia që të luhet në javën e 19-25 majit, periudhë gjatë së cilës nuk ka ndeshje të planifikuara në mesjavë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll