Bota

FOTO/ Një burrë ngjitet në kullën e "Big Ben", valëvit flamurin palestinez, bën thirrje për lirimin e saj

Oficerët e policisë janë në vendngjarje dhe po punojnë për të siguruar përfundimin e sigurt të incidentit.

8 Mars 2025, 12:30 Nga N.F
FOTO/ Një burrë ngjitet në kullën e "Big Ben",
Londer

LONDËR-Një burrë që mbante një flamur palestinez u ngjit ditën e sotme në kullën e Big Benit në Pallatin ëestminster. Mësohet se i riu teksa ngjitej në kullë thërriste "Liri për Palestinën". Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se autoritetet u alarmuan për incidentin në Big Ben herër në mëngjes.

Oficerët e policisë janë në vendngjarje dhe po punojnë për të siguruar përfundimin e sigurt të incidentit. “Brigada e Zjarrfikësve të Londrës dhe Shërbimi i Ambulancës në Londër po ndihmojnë”, tha zëdhënësi.

“Policët janë në vendngjarje duke punuar për të zgjidhur në një përfundim të sigurtë incidentin. Ata po ndihmohen nga Brigada e Zjarrfikësve të Londrës dhe Shërbimi i Ambulancës në Londër. Bridge Street, e cila është në skajin verior të urës Westminster, është e mbyllur, përvec shërbimeve të urgjencës, tha policia.

londer flamuri palestinez

Sondazh

Poll