Bota

Vrau me shkop bejsbolli prindërit e partneres, 67-vjeçari i dënuar me vdekje ekzekutohet në SHBA, kjo metodë përdoret për herë të parë pas 15 vitesh

Ekzekutimi u krye në orën 18:05 nga një skuadër pushkatimi prej tre anëtarësh dhe vdekja e tij u konstatua nga një mjek në orën 18:08.

8 Mars 2025, 09:07 Nga N.F
Vrau me shkop bejsbolli prindërit e partneres, 67-vjeçari i
Brad Sigmon

SHBA- Një 67-vjeçar u vra nga skuadra e pushkatimit të premten në SHBA. I ekzekutuari, Brad Sigmon ishte dënuar me vdekje për një vrasje që kreu në vitin 2002. Sigmon 23 vite më parë rrahu për vdekje prindërit e partneres së tij me shkop bejsbolli.

Metoda e ekzekutimit është përdorur dje për herë të parë që nga viti 2010. Ekzekutimi u krye në orën 18:05 nga një skuadër pushkatimi prej tre anëtarësh dhe vdekja e tij u konstatua nga një mjek në orën 18:08.

Sigmoni u ul në një karrige, duart dhe këmbët e tij ishin të lidhura, një kapuç i ishte vendosur mbi kokë dhe një objektiv në letër ishte vendosur në gjoks. Në këmbët e tij ishte një legen. Tre vullnetarë të trajnuar e qëlluan atë nga një distancë prej 4.6 metrash. Brenda tre minutash ai vdiq. Avokati i tij Gerald King tha se në deklaratën e tij të fundit 67-vjeçari bëri një thirrje për të krishterët që të ndihmojnë që dënimi me vdekje të hiqet.

brad sigmon

Sondazh

Poll