Bota

Pas Groenlandës dhe Panamasë, SHBA sytë nga Kongo, Uashingtoni po bisedon për një marrëveshje për pasuritë minerale

Kinshasa iu afrua Uashingtonit muajin e kaluar, duke propozuar një marrëveshje që do t'u jepte të drejta minierave për toka të rralla dhe metale strategjike kompanive amerikane në këmbim të mbështetjes për qeverinë e presidentit Felix Tshisekedi.

8 Mars 2025, 08:47 Nga N.F
Pas Groenlandës dhe Panamasë, SHBA sytë nga Kongo, Uashingtoni po
Foto ilustruese

SHBA- Qeveria amerikane ka filluar kontaktet me Republikën Demokratike të Kongos në lidhje me mundësinë për një marrëveshjeje dypalëshe që do t'i jepte Uashingtonit akses në mineralet e vendit afrikan, në këmbim të trajnimit, pajisjeve dhe mbështetjes për forcat e saj të armatosura nga pala amerikane.

Kinshasa iu afrua Uashingtonit muajin e kaluar, duke propozuar një marrëveshje që do t'u jepte të drejta minierave për toka të rralla dhe metale strategjike kompanive amerikane në këmbim të mbështetjes për qeverinë e presidentit Felix Tshisekedi.

Republika Demokratike e Kongos është përballur që nga fillimi i vitit me një përparim të rrufeshëm nga lëvizja e armatosur antiqeveritare M23, të cilën Ruanda e mbështet me mijëra personel ushtarak, sipas ekspertëve të OKB-së.

shba kongo

Sondazh

Poll