7 Mars 2025, 12:20
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan ka nënshkruar urdhra të rinj ekzekutiv duke shtyrë tarifat 25% për shumë importe nga Meksika dhe disa nga Kanada për një muaj. Siç raportohet Trump, shtyu tarifat 25% për importet e ndryshme nga fqinjët veriorë dhe jugorë, Kanadaja dhe Meksika për një muaj, si pasojë e frikës së një lufte më të gjerë tregtare.
Shtëpia e Bardhë këmbëngul se tarifat e saj synojnë të luftojnë kontrabandën e fentanilit dhe të frenojnë migrimin e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, taksat e propozuara nga Trump kanë shkaktuar një plagë të hapur në partneritetin tregtar të Amerikës së Veriut prej dekadash, shkruan euronews.
Planet tarifore të Trumpit kanë shkaktuar gjithashtu rënien e tregut të aksioneve, duke alarmuar konsumatorët amerikanë, por presidenti i 47-të i SHBA-së thotë se ai mbetet i përkushtuar ndaj planeve të tij për të vendosur tarifa “reciproke” duke filluar nga 2 prilli. Por, importet që vijnë në SHBA nga Meksika do të përjashtohen nga tarifat 25% për një muaj nëse janë në përputhje me paktin tregtar USMCA të vitit 2020.
Gjithashtu raportohet se importet nga Kanada veçanërisht veturat dhe pjesët e automjeteve që përputhen me marrëveshjen tregtare, do të shmangin gjithashtu tarifat 25% për një muaj. Produkte të tjera kanadeze, duke përfshirë potasin të cilin fermerët amerikanë e importojnë dhe produktet kanadeze të energjisë do të tarifohen me 10%.
Trump thotë se masa ishte një manovër “afatshkurtër” për të shmangur dëmtimin e kompanive amerikane të veturave dhe nuk lidhet aspak me reagimet e tregut, por ai nuk ofroi asnjë shpjegim se çfarë do të ndodhë më pas ose cilat janë planet e tij kur tarifat të hyjnë në fuqi pas një muaji.
“Jo, nuk ka lidhje me tregun. Unë nuk po shikoj tregun, sepse Shtetet e Bashkuara do të jenë shumë të forta me atë që po ndodh këtu. Tani, këto janë vende dhe kompani, kompani të huaja që na kanë shqyer. Dhe asnjë president nuk bëri asgjë për këtë derisa erdha unë. Dhe pastaj bëra shumë për këtë”, tha Trump.
donald trump
Bota
7 Mars 2025, 12:00
M.B
Napoleon Bonaparti dhe Emanuel Macron
FRANCA- Presidenti francez Emanuel Macron i është kundërpërgjigjur presidentit rus Vladimir...
Bota
7 Mars 2025, 11:30
E. D
pamje nga samiti
BRUKSEL- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mori pjesë ditën e djeshme në samitin "urgjent" në Bruksel, por s&eum...
Bota
7 Mars 2025, 10:44
B.Z
Europa
SHBA - Udhëheqësit evropianë janë zotuar të riarmatosin kontinentin në bisedimet historike të mbajtura pasi ...
Bota
7 Mars 2025, 09:35
M.B
Foto ilustruese
PARIS- Zbulimi i një bombe të Luftës së Dytë Botërore ka ndërprerë trafikun e mëngjesit d...
Bota
7 Mars 2025, 08:44
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka vënë në dyshim gatishmërinë e tij për ta mb&eu...
Bota
7 Mars 2025, 08:16
B.Z
GJERMANI - Komisioni i BE-së ka prezantuar planin e tij të veprimit për industrinë evropiane të automobilave. "Është n...
Bota
7 Mars 2025, 08:19
M.B
Presidenti i Ukrainës, Volydymir Zelensky, i cili mori pjesë në samitin e krizës në Bruksel me presidenten e Komisionit të BE-s&...
Bota
7 Mars 2025, 07:47
M.B
Milorad Dodik
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kundërshtuan një sërë ligjesh të miratuara nga autoritetet e Republi...
Bota
7 Mars 2025, 07:44
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Një sondë private zbriti në sipërfaqen e hënës të enjten por mund të jetë përmbysu...
Bota
7 Mars 2025, 07:30
M.B
Adam Boehler
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit mbajti një ceremoni të ngritjes së flamurit të enjten për pengjet dhe të ...