Bota

E krahasoi me Napoleon Bonapartin, Macron i kundërpërgjigjet Putin-it: Je një imperialist që kërkon të rishkruash historinë

Deklarata e Putin erdhi pas sugjerimit të Macron për të shtrirë mbrojtjen bërthamore të Francës në vendet e tjera evropiane.

7 Mars 2025, 12:00 Nga M.B
E krahasoi me Napoleon Bonapartin, Macron i kundërpërgjigjet Putin-it:
Napoleon Bonaparti dhe Emanuel Macron

FRANCA-  Presidenti francez Emanuel Macron i është kundërpërgjigjur presidentit rus Vladimir Putin i cili e krahasoi dje me ish-perandorin e Francës Napoleon Bonapartin. 

“Ka ende njerëz që duan të kthehen në kohën e Napoleonit, duke harruar se si përfundoi”, tha dje Putin në një goditje të dukshme ndaj liderit francez Macron.

Ky i fundit iu rpërgjigj duke e quajtur presidentin rus një “imperialist” që kërkoi të rishkruante historinë. Deklarata e Putin erdhi pas sugjerimit të Macron për të shtrirë mbrojtjen bërthamore të Francës në vendet e tjera evropiane.

“Napoleoni kreu pushtime. E vetmja fuqi perandorake që shoh sot në Evropë është Rusia. Ai është një imperialist që kërkon të rishkruajë historinë”, tha Macron.

Raportohet se Macron e quajti Rusinë një “kërcënim për Francën dhe Evropën” dhe tha se Franca ishte “e shqetësuar në mënyrë legjitime” për ndryshimin e pozicionit të Shteteve të Bashkuara për konfliktin në Ukrainë nën udhëheqjen e Trump.

franca rusia

Sondazh

Poll