Aktualitet

Hetimet për mbetjet toksike, Lala: Ky është trafik ndërkombëtar! Që hetimi të jetë i besueshëm duhet të merret nga SPAK

Lala thekson se Prokuroria do të kishte gjetur laborator nëse do të kishte vullnet shteti. Ajo shtoi se në Shqipëri nuk kemi laborator dhe ekspert të këtij niveli.

6 Mars 2025, 22:05 Nga N.F
Hetimet për mbetjet toksike, Lala: Ky është trafik
Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala duke folur për zgjatjen e hetimeve për mbetjet toksike të kompanisë “Kurum” u shpreh se ky është trafik ndërkombëtar dhe që hetimi të jetë i besueshëm duhet të merret nga SPAK, por duhet të ketë edhe një bashkëpunim ndërkombëtar. Lala në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se anija ka udhëtuar nga Shqipëria në Tajlandë dhe nga Tajlanda në Shqipëri. Ajo theksoi se mendohet se kontejnerët janë hapur edhe në Turqi.

Lala thekson se Prokuroria do të kishte gjetur laborator nëse do të kishte vullnet shteti. Ajo shtoi se në Shqipëri nuk kemi laborator dhe ekspert të këtij niveli. Sipas saj shteti shqiptar nuk ka interes ta zbardhë këtë çështje. Gazetarja tha se kjo çështje është krim transnacional dhe se ka përfshirje në disa shtete dhe duhet të ishte marrë që në fillim nga SPAK. 

"Ky është trafik ndërkombëtar dhe që hetimi të jetë i besueshëm duhet të merret nga SPAK, por duhet të ketë edhe një bashkëpunim ndërkombëtar. Anija ka udhëtuar nga Shqipëria në Tajlandë dhe nga Tajlanda në Shqipëri. Mendohet se janë hapur edhe në Turqi kontejnerët. Prokuroria, do të kishte gjetur laborator nëse do të kishte vullnet shteti. Këtë çështje nuk e bën dot Prokuroria e Durrësit. Ne në Shqipëri nuk kemi laborator dhe ekspert të këtij niveli. Edhe AKB që është i certifikuar, nuk ka marrë përsipër sepse pretendon se nuk mund t’i kryejë këto analiza.

Shteti shqiptar nuk ka interes ta zbardhë këtë çështje. Përfshin një sërë institucionesh. Nëse do qeveria shqiptare, merret laborator jashtë vendit dhe vjen përgjigja për tre javë. Prokuroria e Durrësit duhet të shpallë moskompetencën. Kjo çështje është krim transnacional, ka përfshirje në disa shtete dhe duhet të ishte marrë që në fillim nga SPAK. Që kjo të ndodhë duhet një akt nga prokurori i çështjes. Pucket që ka interes të drejtpërdrejt mund t’i drejtohet SPAK dhe të kërkojë hetim nga ky institucion. Duhet ta kishte marrë që në fillim SPAK. Duhet një organizëm për ta vënë në lëvizje. Përshembull për Sterilizimin u vu në lëvizje nga Pano Soko dhe “Nisma Thurje,” tha Lala.

klodiana lala hetimet për mbetjet toksike

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Mars 2025, 18:15 r.ll

Shqipëria Inovative në "ITB Berlin"

foto ilustruese BERLIN- Zhvillimi galopant i ekosistemit të inovacionit në Shqipëri, por edhe sfidat e së ardhmes, ndër t&eum...