Aktualitet

Hetimet për mbetjet toksike, Xama: Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të Bazelit ofroi dëshminë! Prokuroria e Durrësit e injoroi

Gazetarja shtoi se pavarësisht administrimit të dëshmive, nuk është specifikuar nëse ato kanë vlerën e një dëshmie ligjore.

6 Mars 2025, 21:58 Nga N.F
Hetimet për mbetjet toksike, Xama: Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të
Ola Xama

TIRANË- Gazetarja Ola Xama është shprehur se pas një pritjeje prej tre muajsh nga ana e Drejtorisë së Standardeve dhe Akreditimit, më në fund është gjetur një laborator që mund të shqyrtojë çështjen e mbetjeve toksike “Kurum” që janë magazinuar në Spitallë. Xama në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Bazelit, Jim Puckett ka ofruar dëshminë e tij, por Prokuroria e Durrësit ka injoruar këtë ofrim, duke mos kthyer asnjë përgjigje.

Gazetarja shtoi se pavarësisht administrimit të dëshmive, nuk është specifikuar nëse ato kanë vlerën e një dëshmie ligjore. Ajo tha se rrjeti i Bazelit ka ofruar edhe një dëshmi të noterizuar, por sërish nuk ka marrë përgjigje. 

“Pas një pritjeje prej tre muajsh nga ana e Drejtorisë së Standardeve dhe Akreditimit, më në fund është gjetur një laborator që mund të shqyrtojë çështjen. I gjithë ky reagim nga ana e Prokurorisë e Durrësit ka ardhur pas një denoncimi publik të Rrjetit të Bazelit, i cili është edhe sinjalizuesi kryesor i rastit që përfshin 102 kontejnerë me mbetje të rrezikshme.

Rrjeti i Bazelit ka theksuar se Drejtori Ekzekutiv, Xhim Puckett, është ofruar për të dhënë dëshminë e tij përmes kanaleve elektronike, por Prokuroria nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Pavarësisht administrimit të dëshmive, nuk është specifikuar nëse ato kanë vlerën e një dëshmie ligjore. Për më tepër, Rrjeti i Bazelit ka ofruar edhe një dëshmi të noterizuar, por sërish nuk ka marrë përgjigje. Ky injorim i Prokurorisë dhe qeverisë shqiptare ka nxitur një reagim të fortë nga Rrjeti i Bazelit, i cili është alarmuar për mosveprimin në këtë çështje kaq të rëndësishme,” tha Xama.

 

ola xama

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Mars 2025, 18:15 r.ll

Shqipëria Inovative në "ITB Berlin"

foto ilustruese BERLIN- Zhvillimi galopant i ekosistemit të inovacionit në Shqipëri, por edhe sfidat e së ardhmes, ndër t&eum...