Art&Argëtim

Prej më shumë se 10 vitesh në ‘Portokalli’, Ledio Lako flet për rrogën: Paguhem shumë mirë. Thumbon ‘Al Pazar’ dh

12 Janar 2020, 10:14 Nga DOSJA
Prej më shumë se 10 vitesh në ‘Portokalli’, Ledio

TIRANË– Aktori i njohur i humorit Ledio Lako ka qenë i ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit”, ku edhe ka folur për profesionin e tij në “Portokalli.” I pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë që të shkëputej nga emisioni për të bërë një projekt tjetër, Ledio është shprehur se ka investuar te personazhet e tij në ‘Portokalli’ dhe paguhej mirë, kështu që nuk do ta bënte. 

Pjesë nga intervista:

Rudina Dembacaj: Ke menduar të shkëputesh nga Portokallia për ndonjë projekt tjetër më të madh?

Ledio Lako: Nuk ka dalë akoma një projekt më i madh dhe mund ta bëj një pauzë nëse  del një projekt më i madh. S’mund të them projekt më i madh sepse më të madh se Portokallia s’ka.

Rudina Dembacaj: Po në një film për shembull?

Ledio Lako: Filmi është një biznes që rrezikon, por nuk më pengon për të luajtur në Portokalli . Se e thashë projekt më të madh se Portokallia nuk kam parë, me pagesën që ka dhe me lekët që fiton.

Sigurisht që gjatë intervistës nga ana e Ledios, nuk ka munguar edhe ironia për programet e tjera të humorit si ‘Al Pazar’ dhe ‘Klanifornia’. 

“Unë kam investuar aty dhe kam rrogë shumë të mirë, paguhem shumë mirë për tregun shqiptar. Jemi ne, pastaj janë Portokallitë  B ,C, janë degë,”-tha më tej Ledio. 

(k.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ledio lako paga e ledio lakos portokalli ledio lako paga e ledio lakos portokalli

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Janar 2020, 08:11

TIRANË- Memorie.al publikon historinë e panjohur të Kaso Hoxhës, ish-të dënuarin e burgut të Spaçit i cili pas lirimit në vitin 1985, mundi të arrat...

Art&Argëtim 12 Janar 2020, 07:33

TIRANË– Disa javë më parë, kryefjalë e mediave rozë u bë sherri mes dy shokëve të ngushtë, Ermal Mamaqit dhe Bes Kallakut.I ftuar në “Shiko kush luan”, Bes...