Bota

U dënua me 20 vite burg për drogimin e rekrutimin e dhjetëra burrave për t'i përdhunuar gruan, vajza e Pelicots ngre akuza kundër babait të saj për përdhunim masiv

Caroline Darian, vajza e Dominique dhe Gisèle Pelicot ngre akuza kundër babait të saj

6 Mars 2025, 18:41 Nga A.Ll

U dënua me 20 vite burg për drogimin e rekrutimin e dhjetëra

Francë - Dhjetorin e kaluar, Dominique Pelicot u dënua me 20 vite burg për përdhunimin e përsëritur dhe për rekrutimin e dhjetëra burrave për të abuzuar me ish-bashkëshorten e tij, Gisèle Pelicot.

Pelicot filmoi përdhunimet e gruas së tij, duke mbledhur qindra video që ai katalogoi në një hard disk.

Midis tyre ishin edhe dy foto të vajzës së tij, në të cilat Darian thotë se është qartësisht pa ndjenja, duke fjetur në një të panjohur dhe e veshur me të brendshme që nuk i mban mend.

Dominique Pelicot ka dhënë shpjegime kontradiktore për fotot, por gjithmonë ka mohuar se ka sulmuar seksualisht vajzën e tij.

Darian ka thënë prej kohësh se fotot janë prova që edhe babai i saj e ka droguar dhe përdhunuar.

"E di që ai më ka droguar, ndoshta më ka abuzuar seksualisht. Por unë nuk kam asnjë provë,” -  tha ajo për BBC në janar.

Darian ka thënë më parë se ndjente se ishte "viktima e harruar" e gjyqit pasi, ndryshe nga rasti i nënës së saj, nuk kishte asnjë të dhënë për abuzimin që ajo është e bindur se i ishte shkaktuar.

Ajo i tha “Elle France” në fillim të kësaj jave se akuzat që ajo po ngre kundër babait të saj ishin "simbolike", por "në përputhje me atë që kam thënë që nga fillimi: se jam viktimë e nënshtrimit, sulm i lehtësuar nga droga, por që kurrë nuk u njoh si e tillë".

Ajo ka punësuar avokaten Florence Rault për ta përfaqësuar.

Një agjente e re pronash e njohur me pseudonimin Marion, ishte viktimë e një tentative përdhunimi në vitin 1999, të cilën Pelicot e ka pranuar.

Tjetra, gjithashtu një agjente pronash në të 20-at - u përdhunua dhe u vra në vitin 1991. Pelicot aktualisht po hetohet për atë rast, por gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje.

Darian tha se shihte ngjashmëri mes saj dhe Marion. “Ne ngjajmë çuditërisht. Ajo është bjonde, flokët e saj janë të zbehura, kemi lindur në të njëjtin vit... Doja të takoja avokatin e saj dhe të dëgjoja të gjitha detajet”, tha ajo për Elle France.

Në ankesën e saj në polici, e cila u citua nga mediat franceze, zonja Rault u ankua se Darian nuk i ishin ofruar asnjëherë ekzaminime gjinekologjike dhe as nuk ishte testuar për barnat që Pelicot përdorte ndaj gruas së tij.

Rault tha se hetimi ishte fokusuar vetëm në Gisèle Pelicot dhe se klienti i saj ishte trajtuar si një "viktimë periferike". Ajo u kërkoi autoriteteve të nisnin një hetim të ri "serioz dhe të thelluar".

Dyzet e nëntë burra u dënuan në dhjetor së bashku me Dominque Pelicot. Të gjithë u shpallën fajtorë për të paktën një akuzë - përdhunim ose sulm seksual - kundër Gisèle Pelicot.

 

dominique pelicot caroline darian gisèle pelicot

Sondazh

Poll